Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj kujton heronjtë, Beat Coli e Valenton Spahiu

Haradinaj kujton heronjtë, Beat Coli e Valenton Spahiu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Beat Coli dhe Valenton Spahiu në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

“Beat Coli e Valenton Spahiu ishin të rinj në moshë, vetëm 17-vjeçarë, por të pjekur e të vetëdijshëm se liria nuk do të vinte pa sakrificë dhe vetëflijim. Trimat e Dukagjinit fituan përjetësinë në Irzniq të Deçanit, 25 vjet më parë. Ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Heroizmi i dy heronjve do të kujtohet nder breza”, ka thënë Haradinaj.

/TV Arbëria