Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj kujton dëshmorët e brigadës 131 “Adrian Krasniqi”: Istogu të ndihet krenarë për bijtë e vetë

Haradinaj kujton dëshmorët e brigadës 131 “Adrian Krasniqi”: Istogu të ndihet krenarë për bijtë e vetë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e Istogut, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 131 “Adrian Krasniqi”.

Ai shprehet se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.

Ndër të tjera, ish-kryeministri thotë se heroizmi i tyre është udhërrëfyesi për angazhimet e Kosovës për shtetin që ata ëndërrua.

“Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 131 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skender Maraj dhe Xhafer Mehmetaj që sot shënojnë përvjetorin e përjetësisë dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës”.

“Këta heronj nëpër shumë beteja e nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi e gjithë kombin. Heroizmi i tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata!”.

Powered by WordPress