Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet vatër tensioni, urgjent zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët kufitar

Haradinaj: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet vatër tensioni, urgjent zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët kufitar

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet pikë tensioni rajonal.

Përmes një postimi në X, Haradinaj shtoi se kjo po ndodh për shkak që Serbia vazhdon të refuzojë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Përbashkët të Integruar të Kufirit.

“Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM), e ndërmjetësuar nga BE-ja në vitin 2011, premtoi krijimin e gjashtë pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Pas 14 vitesh, Serbia ende refuzon ta zbatojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Haradinaj.