Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj kritikon qëndrimin e LDK-së: Pozicion bllokues, pamundëson krijimin e qeverisë së opozitës

Haradinaj kritikon qëndrimin e LDK-së: Pozicion bllokues, pamundëson krijimin e qeverisë së opozitës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj formimit të një qeverie të re, duke e cilësuar atë si bllokues.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, partive të tjera (PDK-dhe AAK-së) Abidxhiku iu ka vendosur kushte.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (VV-në)… LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit”, kishte thënë Abidxhiku.

Duke komentuar këtë qëndrim, Haradinaj në Debat Plus e ka konsideruar si pengesë për formimin e një qeverie opozitare.

“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.