Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se 2500 gra kanë humbur vendet e punës në Gjakovë, për fajin e Qeverisë

Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se 2500 gra kanë humbur vendet e punës në Gjakovë, për fajin e Qeverisë

Ramush Haradinaj në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se Qeveria Kurti ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Ai thekson se 2500 gra kanë humbur vendet e tyre të punës në Gjakovë për shkak të Qeverisë.

“E dobësoi ekonominë e Kosovës, u shkatërrua sektori privat, i sulmoi, në vend që të shkruante letra rekomanduese për ta, Qeveria jonë do të kishte shkruar një letër rekomanduese në Amerikë dhe të thoshte që ne, Kosova, nuk marrim lëndë të parë nga Kina. Nuk do t’i kishin humb vendet e punës 2500 gra në Gjakovë. Vetëm një letër ka pas me dërgu ky njeri, nuk e ka dërguar. 2500 gra kanë humb vendin e punës”, ka deklaruar Haradinaj në ARB Debat. /TV Arbëria