Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, prodhim ky i TV Arbëria, ka kritikuar kryeministrin Kurti derisa e quan diktator e majtist.
“Qeveria Kurti janë një mutacion i një të majte, këto janë një lloj qoroditjesh të t’majtësh, Kurti ka zgjedhë edhe modele që nuk ekzistojnë më, të ideologjive të majta por që s’është e majtë“, deklaroi ai.
Sipas vlerësimit të Haradinajt, një majtist do të vendoste taksa për duhan e alkool, e jo qytetarëve të vetë e si kish lënë pa paga sektorin publik.
“P.sh një e majtë kish qit taks në alkool në duhan, por jo fukare qytetarëve të vetë e si kish lënë pa paga sektorin publik. A sillet si majtis e diktator e skllavërton popullin e vetë ky është një mutacion e deformim politik e ideologjik fatjkeqësisht në kohën më të keqe të Kosovës”, tha ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/