Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, Viola von Cramon.
Në këtë takim Haradinaj njoftoi miken gjermane për zhvillimet politike në vend.
“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, ka falënderuar raportuesen për vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Opozitari ka kërkuar nga eurodeputetja që Kosovës t’i hiqen sanksionet që BE i ka vendosur Kosovës.
“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Haradinaj.