Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Juristja Emrie Bashota u bë pjesë e listës për deputetë të AAK-së

Haradinaj: Juristja Emrie Bashota u bë pjesë e listës për deputetë të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se juristja Emrie Bashota është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Haradinaj ka bërë të ditur se e vlerëson lartë punën e saj dhe vizionin politik që Bashota e ka.

“Emrie Bashota, juriste me profesion dhe përfaqësuese e gjeneratës së re, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”, shkroi ai në Facebook.

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re dhe ekspertizë profesionale në rrugëtimin tonë drejt fitores”, ka thënë Haradinaj.