Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sonte ishte pjesë e një feste të organizuar nga ambasada italiane, shkruan Arbëria TV.

Haradinaj thotë se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik.

Postimi i plotë:

Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin tonë euro-atlantik!
Në Ditën e Republikës, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Urime Dita e Republikës, Itali! 🇽🇰🇮🇹