Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Individë me pushtet të skaduar po nxjerrin vendime të paligjshme, VV po e çon vendin drejt grushtit të shtetit

Haradinaj: Individë me pushtet të skaduar po nxjerrin vendime të paligjshme, VV po e çon vendin drejt grushtit të shtetit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqinterpreton ligjin dhe Kushtetutën për të justifikuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se veprimet e VV-së, në mungesë të shumicës, po rrezikojnë demokracinë dhe po çojnë vendin drejt një grushti shteti, pasi individë me mandat të skaduar po marrin vendime të paligjshme.

Haradinaj kërkoi t’i jepet fund mashtrimeve dhe bllokadave politike.