Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj i thotë ambasadorit italian: Direkt në NATO edhe me mbështetjen e Romës

Haradinaj i thotë ambasadorit italian: Direkt në NATO edhe me mbështetjen e Romës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e Aleancës… ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku zhvilluan një diskutim të hapur rreth situatës politike në vend.

“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset,” u shpreh ish-kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të fortë, duke shprehur nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti, veçanërisht në drejtim të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional. Haradinaj shprehu mirënjohje të veçantë për rolin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, si në të kaluarën ashtu edhe në periudhën aktuale.

Powered by WordPress