Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Haradinaj i propozon Qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

Haradinaj i propozon Qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve pas tërmetit që ka goditur sot Turqinë, ku është shprehur thellë i prekur nga ngjarja tragjike.

Ish-kryeministri Haradinaj në një postim në rrjete sociale i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një fondi emergjent për Turqinë.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme! I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

/TV Arbëria

Themes by WordPress