Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, pas vdekjes së babait të Salih Mustafës – Calit, disa ditë pasi ky institucion nuk i dha leje për ta vizituar prindin, që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai fillimisht u ka shprehur ngushëllime familjes së Calit për dhimbjen, të cilën thotë se e shtoi Specialja si një ‘gjykatë politike e raciste’.
“Shprehi ngushëllime familjes së Calit, shokëve, dashamirëve, shokëve e bashkëluftëtarëve, për këtë dhimbej që e shtoi kjo gjykatë dhe që tregoi se kjo nuk është gjykatë drejtësie, por gjykatë politike e gjykatë raciste”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, krejt kjo situatë, sipas tij nuk është e rastësishme. Sepse, siç thotë Haradinaj, Gjykata Speciale e ka një qëllim.
“Kjo nuk është krejt e rastësishme. Ata dinë mos me të jep përgjigje hiç. Ata kanë një pretekst, një qëllim, duan që përfaqësuesit e UÇK-së t’i thejnë moralisht. Frikën ua kanë shkaktu shumë shokëve tanë, sa që në një kohë nuk kanë guxu me u afru te Organizata e Veteranëve. Fatkeqësisht kjo gjykatë e qiti edhe të keqen e vet”, ka deklaruar ai.