Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova për ditën e pavarësisë së vendit.
Haradinaj në Facebook tha se urtësia dhe përkushtimi i Rugovës, trasuan rrugën e Kosovës drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim.
“Në këtë ditë historike nderuam me respekt e mirënjohje të thellë veprën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës, një prej vizionarëve dhe arkitektëve të pavarësisë së Kosovës. Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën tonë drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim”, tha ai.