Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Haradinaj: Fitër Bajrami është festë që na bashkon

​Haradinaj: Fitër Bajrami është festë që na bashkon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë popullin e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Bajrami është festë që na bashkon, festë e harmonisë me shpresën që me gëzim t’i kalojmë jo vetëm festat por edhe jetën në përgjithësi në Kosovë. Jeta jonë dhe festat tona kanë kuptim kur kemi njerëz të vyeshëm e atdhetarë, kur sa më shumë prej nesh jemi të vyeshëm dhe atdhetarë”, ka thënë Haradinaj.