Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Familja Jashari, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare

Haradinaj: Familja Jashari, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj tha se familja Jashari është zemër e “qëndresës sonë”, kurse vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, tha ai.