Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Tony Blair-it i dedikoi medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
“Kontributi i Shkëlqesisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare dhe botërore”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e kryeministrit Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi.
