Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj e fillon fushatën me mërgimtarët, i fton ta votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”

Haradinaj e fillon fushatën me mërgimtarët, i fton ta votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të marrin pjesë në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët të votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”.