Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haradinaj e cilëson doracakun për “Edukim Seksual”, sulm ndaj familjes: Nuk zbatohet në komunat e AAK-së

Haradinaj e cilëson doracakun për “Edukim Seksual”, sulm ndaj familjes: Nuk zbatohet në komunat e AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për doracakun e “Edukimit Seksual”, duke e cilësuar atë si sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare.

Haradinaj tha se jo vetëm në komunat e udhëhequra nga AAK-ja, por siç u shpreh ai, askund në Kosovë nuk duhet të kalojë ky doracak.

“Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit. Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë”, tha Haradinaj.

Themes by WordPress