Ish ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se distancimi i Serbisë nga perëndimi, duhet ta përafrojë Kosovën nga aleatët dhe jo ta largojë nga ta.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ndarë një përmbledhje nga intervista e ZVKM serb Vulin për mediumin rus RIA, ku ai thotë se Serbia nuk e sheh të ardhmen në BE dhe s’ka plane të vendos sanksione ndaj Rusisë.
“Vulin konfirmon se shërbimet speciale ruse FSB, SVR informuan qeverinë serbe se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të organizonin një revolucion për të rrëzuar qeverinë aktuale, gjë që e ndihmoi qeverinë të ndërmerrte masa për ta parandaluar atë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
DISTANCIMI I SERBISË NGA PERËNDIMI DUHET TË PËRAFROJË (E JO TË LARGOJË) KOSOVËN NGA ALEATËT!Përmbledhje nga intervista e ZVKM serb Vulin për mediumin rus RIA:
– Serbia zyrtarisht ndjek rrugën e anëtarësimit në #BRICS si një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. ZVKM Vulin nuk e sheh të ardhmen e Serbisë në BE.– Serbia nuk ka plane të vendosë sanksione ndaj Rusisë, të ndalojë fluturimet për dhe nga Moska, as të jetë e pavarur në aspektin energjetik nga Rusia – si një partner shumë i parashikueshëm.
– Për shkak të stabilitetit energjetik, Vulin pretendon se Perëndimi ka rritur investimet e tij së fundmi në Serbi.– Për shkak të “rrezikut të përsëritjes së ngjarjeve të vitit 1999” dhe për shkak të faktit se ajo është e rrethuar nga anëtarët e NATO-s, Vulin pretendon se Serbia duhet të jetë mjaft e fortë ushtarakisht që të mund të qëndrojë në këmbë (dmth të luftojë me NATO-n) duke vazhduar blerjen e sistemeve sulmuese ruse dhe kineze.
– Vulin konfirmon se shërbimet speciale ruse FSB, SVR informuan qeverinë serbe se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të organizonin një revolucion për të rrëzuar qeverinë aktuale, gjë që e ndihmoi qeverinë të ndërmerrte masa për ta parandaluar atë.