Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve.
Haradinaj nëpërmes një reagimi në Facebook ka theksuar se Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Reagimi i plotë:
Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon!
Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.
Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!
Luftërat ne Ballkan janë kapitull i mbyllur! /TV Arbëria