Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haradinaj bën thirrje për stabilitet mes Kosovës e Serbisë: Historia nuk kthehet mbrapsht

Haradinaj bën thirrje për stabilitet mes Kosovës e Serbisë: Historia nuk kthehet mbrapsht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se interesi i shqiptarëve e serbëve është që të jetojnë në paqe, për çka tha se është paguar një çmim i madh.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kushdo që synon të hartoj skenarë të destabilizimit të vendit si në Beograd ashtu edhe në Kosovë, do të përfundoj me turp.

“Ata qe po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet!

Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk jan pak, do të përfundojnë me turp.

Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi.

Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.

Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, ka shkruar Haradinaj.

/TV Arbëria

Themes by WordPress