Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër bashkëluftëtarët më të zotë

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër bashkëluftëtarët më të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen e tij të 62-të.

Me këtë rast Haradinaj tha se tashmë është bërë traditë që të nderohen heronjtë, duke e quajtur Zahir Pajazitin ndër bashkëluftëtarin më të zot dhe themeluesin e UÇK-së.

Sipas tij, porosia që duhet t’i përcjell të gjithë është që që sakrifica për liri është e përjetshme.

“Është traditë tani në ditëlindjen e komandantit, Zahir Pajaziti që është edhe themelues i UÇK-së një ndër bashkëluftëtarët më të zot të nderojmë për ditëlindjen e tij këtu pranë shtatores me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderim ndaj atyre që kanë bë sakrificë po ashtu do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.

Powered by WordPress