Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: As kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së

Haradinaj: As kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së

Ish-kryediplomatja e vendit, Meliza Haradinaj po vlerëson se kryeministri dhe presidentja e Kosovës nuk kanë të drejtë të zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së.

Ajo në Rubikon, tha se kjo veprimtari shkel privatësinë dhe sigurinë e individëve që punojnë në këtë agjenci, të cilët kanë përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

”Pra, është vepër penale, e sanksionuar me Ligj. Jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha shtetet demokratike, të cilat funksionojnë sipas standardeve demokratike”.

”Duhet të ruhet me çdo kusht integriteti institucional, sepse është ndërtuar me shumë mund tash e 15 vite, ka një rekord të të gjitha arritjeve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror që ia kam bërë Kosovës, tash e sa vite, dhe mbi të gjitha këto institucione jo vetëm AKI-ja, por edhe MPJ-ja edhe FSK-ja, janë shtylla vitale të shtetit”.

Prandaj këto shtylla vitale dhe njerëzit që punojnë në këto institucione, sipas ish-ministres Haradinaj, duhet të mbrohen pa kompromis.

Powered by WordPress