Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Haradinaj akuzon qeverinë Kurti, ka refuzuar termocentralin Kosova C dhe projektin e gazsjellësit amerikan

​Haradinaj akuzon qeverinë Kurti, ka refuzuar termocentralin Kosova C dhe projektin e gazsjellësit amerikan

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së në Suharekë, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeminstrit Albin Kurti dhe Qeverisë.

Haradinaj tha se, Qeveria Kurti ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme, në tema madhore që janë jetike për vendin. Sipas tij, Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C, projektin e Gazsjellësit amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave, e po ashtu ka bllokuar investimet publike.

“Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023”, ka thënë Haradinaj.

“Në Suharekë, nën përkujdesjen e kryetarit, Bali Muharremaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, ku prezent ishin edhe aktivistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta dhe të bizneseve të Suharekës. Qeverisja e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë. Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike.Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës. Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Themes by WordPress