Abdixhiku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, BE dhe miqësia e përhershme me SHBA-të është misioni politik i LDK-së

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku...

Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj: 17 janari lidh vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën me Skënderbeun, në të njëjtën nyje-flijimin për atdhe

Extra AL PVC

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre.

Haradinaj ka potencuar se 17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, me Gjergj Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.

“Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy periudha të ndryshme, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë. Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri më 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve. Po ashtu, sot kujtojmë heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më parë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duk shtuar se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë qenë ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, që kanë bashkuar dhe prirë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit.

“Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë. Ata ishin arkitektët e saj.”, ka shtuar Haradinaj.

Më 17 janar të vitit 1982 janë vrarë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Ndonëse, kanë kaluar 41 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Në Lezhë, më 17 janar të vitit 1468 ka vdekur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur ka vdekur, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë dhe beteja pa pushim brenda vendit.

/TV Arbëria

555-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut

41 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

spot_img

Të fundit

Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën...

Ushqimet që ju ndihmojnë të ‘thyeni’ gurët në tëmth

Kur hamë ushqime yndyrore, fshikëza e tëmthit zbraz biliare...

U përfolen për ndarje, ky imazh zbulon raportin mes Getit dhe Marina Vjollcës

Ka disa javë që çifti i njohur i showbizit...

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point. Ai ka thënë se...

Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është grua, po rikthen vëmendjen tek pjesëmarrja e gruas në jetën...

Ushqimet që ju ndihmojnë të ‘thyeni’ gurët në tëmth

Kur hamë ushqime yndyrore, fshikëza e tëmthit zbraz biliare në zorrë. Ndonjëherë, megjithatë, gurët mund të irritojnë fshikëzën e tëmthit ose madje ta bllokojnë atë....