Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: 128 është numri i AAK-së, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ekipin e dëshmuar që i prin Ardian Gjini

Haradinaj: 128 është numri i AAK-së, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ekipin e dëshmuar që i prin Ardian Gjini

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit do të mund të zgjedhin numrin 128 dhe listën të cilës i prinë Ardian Gjini.

Haradinaj ka thënë se me AAK-në, do të ketë siguri dhe projekte të mëdha.

“ 128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!

Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.

Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.