Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hapi i parë drejt krijimit të një Komiteti Konsultativ BE-Shqipëri

Extra AL PVC

Para nisjes së takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shefes së BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi për hapin e parë drejt krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) me Unionin.

Në praninë e presidentit të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social (EESC), Oliver Röpke, palët rikonfirmuan angazhimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, me fokus në rolin e shoqërisë civile.

Kujtojmë që, EESC-ja përfaqëson punëdhënësit, punëtorët dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertiza e 329 anëtarëve të saj ndihmon në optimizimin e cilësisë së politikave dhe legjislacionit të BE-së.

Takimi vjen në një moment kyç, teksa Shqipëria vazhdon përpjekjet e saj për integrimin në BE.

“Përparimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE është i lavdërueshëm”, vuri në dukje Röpke.

Të dy liderët shprehën vendosmërinë e tyre për të përfunduar hapat e ardhshëm për krijimin e komitetit, i cili pritet të luajë një rol kyç në sigurimin e përfshirjes së shoqërisë civile në negociatat e anëtarësimit në BE.

“Jemi gati të ngremë JCC-në”, pohuan kryeministri shqiptar dhe presidenti i EESC-së.

Kryeministri Rama shprehu optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë brenda BE-së dhe ripohoi përkushtimin e qeverisë së tij për reformat e nevojshme.

“Shqipëria mbetet plotësisht e lidhur me politikat e BE-së dhe ne jemi të përkushtuar të përshpejtojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit”, tha ai përpara takimit të tij me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Zyra për media e EESC-së pohoi për Albanian Post se për momentin krijimi i JCC-së “është në negociata, në funksion të emërimit të anëtarëve të shoqërisë civile dhe përbërjes përfundimtare të Komitetit”.

“Komiteti i Përbashkët Konsultativ (JCC) në fakt përbëhet nga anëtarë të EESC-së dhe organizata të shoqërisë civile të vendit, në këtë rast, Shqipërisë, me të cilën BE-ja ka nënshkruar një Marrëveshje Asociimi ose marrëveshje të ngjashme. Detyra e saj është të miratojë rekomandime nga përfaqësues të shoqërisë civile për aspekte të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe”, deklaroi për AP-në – Amalia Tsoumani nga Seksioni për Marrëdhëniet e Jashtme.

Ajo shtoi se si fillim ka pasur një pikënisje për të lëvizur procedurat për krijimin e një JCC-je BE-Shqipëri siç është tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Në tetor ne po planifikojmë një ngjarje të nivelit të lartë, me Anëtarët Kandidatë të Zgjerimit (ECM) dhe autoritetet politike të shteteve anëtare kandidate”, ravijëzoi në përmbyllje Tsoumani.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi se ngritja e këtij komiteti “konfirmon sërish se në rrugëtimin e negociatave, të gjithë aktorët shoqërorë kanë rol thelbësor për të përshpejtuar ritmet drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE, bashkëpunimi midis EESC-së dhe shoqërisë civile shqiptare mbetet një gur themeli i progresit, shkruan Komiteti në web-in e tij.

Sakaq, hapat e ardhshëm përfshijnë finalizimin e strukturës së JCC-së dhe caktimin e takimit të saj inaugurues, i cili parashikohet në javët në vijim.

spot_img

Të fundit

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...

Një tërmet me magnitudë 6 godet Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis,...

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga djali i saj. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati. “Viktima kosovare është sulmuar fizikisht...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se...