Sot në mëngjes rruga Prishtinë – Gjilan në fshatin Kishnicë është bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut.
Sipas informacioneve të TV Arbëria, rruga Prishtinë – Gjilan është hapur për qarkullim të veturave.
Tutje, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.
Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.
“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.
FOTO:
/TV Arbëria