Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hapet pika kufitare në Bërnjak

Hapet pika kufitare në Bërnjak

Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak është hapur për qarkullim të mërkurën.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar shkurtimisht për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, u mbyllën për qarkullim më 24 shtator, pas sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës, në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, po vazhdon patrullimin në pjesën veriore të Kosovës.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë vazhdon të jetë i mbyllur.

/TV Arbëria