Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës (OPKK) është hapur të mërkurën, më 19 qershor, në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes.
Ai do të jetë i qasshëm për publikun nga 20 qershori, ka raportuar REL.
Organizata Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) shpreson që kjo do të nisë një “epokë të re të integrimit, hulumtimit dhe kërkimit shkencor për popullin e Kosovës”.