Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hapet Muzeu i të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës

Hapet Muzeu i të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës

Është bërë hapja e Muzeut të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë.

Ky muze do të ofrojë historitë e të mbijetuarve, të dokumentuara përmes tregimeve të shkruara personale dhe artefakteve që pasqyrojnë përvojat e individëve dhe komuniteteve të prekura, si dhe instalacionet artistike edukative dhe ndërgjegjësuese, për të promovuar kuptimin e dhunës seksuale dhe efektet e saj afatgjata mbi individët dhe shoqërinë.

Hapja u bë në bashkëpunim mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë, ku aty mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrrulla Çeku, dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde.