Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se 25 anesteziologë do kenë mundësi të punësohen së shpejti, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë shpallje, javë më parë kishte raportuar edhe gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Kujtojmë se në një mbledhje të bordit në janar, ishte theksuar se konkursi do të hapej sapo të bëhet një numër më i madh i anesteziologëve.