Notarja Hana Beiqi ka përfaqësuar Kosovën në disiplinën 50 metra stil i lirë, ku është renditur në vendin e fundit në kualifikimet e para.
Garuesja jonë në një konkurrencën të fortë garën e mbyllur për kohën 27.34. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.
Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për LA28.
Notarja e cila është më e reja në garat e notit në të gjithë Evropën, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Ajo kishte arritur kualifikimin me ftesë nga Komiteti Olimpik Botëror.