Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Han i Elezit: Digjet bredhi në oborrin e komunës

Han i Elezit: Digjet bredhi në oborrin e komunës

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ishte vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit. 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekip e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ështē njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin.”

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë vërejtur disa mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit, policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim ” Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit””, tha Veseli.

/TV Arbëria