Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza: Vlora Çitaku propozohet nënkryetare, vendimi për Kushtetuesen pritet ditët në vijim

Hamza: Vlora Çitaku propozohet nënkryetare, vendimi për Kushtetuesen pritet ditët në vijim

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se e propozuara për nënkryetare nga PDK do të jetë Vlora Çitaku.

“E kemi emrin. E propozuara nga radhët e PDK’së për nënkryetare do të jetë Vlora Çitaku”, tha Hamza pak para seancës konstituive.

I pyetur nëse do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese seancën e sotme që po mbahet më shumë se një muaj pas afatit kushtetues, Hamza tha: “Kjo është çështje që do ta vlerësojmë në ditët në vazhdim”.

Hamza gjithashtu foli edhe për vendimin që pritet nga Gjykata Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së.

“Për ne si PDK është tepër e rëndësishme data 16  shtator, ne presim vendim lirues”.