Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza uron Ditën e Veteranit: Nder e respekt për sakrificën tuaj, lavdi të rënëve për lirinë tonë

Hamza uron Ditën e Veteranit: Nder e respekt për sakrificën tuaj, lavdi të rënëve për lirinë tonë

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, me rastin e Ditës së Veteranit, ka falënderuar të gjithë luftëtarët e lirisë për kontributin e dhënë gjatë luftës.

Hamza ka thënë se sot e përgjithmonë do të ketë nder dhe respekt për sakrificën e tyre

Postimi:

Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.

Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën.

Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë.