I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, avokati Zahir Hamza deklaroi se transparenca e Gjykatës Speciale në Hagë është zero.
Ai tha kështu duke u bazuar në rastin konkret ditëve të fundit ku Hashim Thaçi i cili është duke u mbajtur në Hagë, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndërkaq po e njëjta Gjykatë s’ka dalur me një komunik në publik.
“Transparenca e Gjykatës Speciale është zero, rasti konkret i fundit i cili i është përkeqësuar gjendja shëndetësore e zotit Thaçi, të njëjti s’kanë dalur t’paktën me një komunikim në publik të regojnë gjendjen shëndetësore të tij, këtu tregojnë që transparenca është zero, dhe japin vendime në emër të populli të Kosovës në aktgjykim duke u bazuar në legjislacionin tonë penal të Kosovës”, deklaro ai n’Pult./tvarbëria/