Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza: Të gjitha veprimet demokratike e ligjore janë të mundshme

Hamza: Të gjitha veprimet demokratike e ligjore janë të mundshme

Hamza pyetet për “zhbërjen e Speciales”, para mbledhjes së Kryesisë: Të gjitha mjetet demokratike e ligjore janë të mundshme

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, tha se do të diskutojnë për situatën e krijuar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së dhe do të dalin me qëndrime zyrtare.

“Ne do ta diskutojmë situatën në detaje. Të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Pas diskutimit do ta shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK’së”.

I pyetur për një iniciativë të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza u përgjigj shkurt: “Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”.