Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza takon Serwerin në Washington, thotë se diskutuan për zhvillimet politike në SHBA dhe Ballkan

Hamza takon Serwerin në Washington, thotë se diskutuan për zhvillimet politike në SHBA dhe Ballkan

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA ka takuar profesorin Daniel Serwer, i cili njeh shumë mirë rajonin.

Hamza thotë se kanë biseduar për shumë çështje dhe se ka dëgjuar këshillat dhe mendimet e Serwer për zhvillimet politikë në SHBA dhe Ballkan

“Kafen e mëngjesit në Uashington, sot e kam pirë me profesorin Daniel Serwer, një emër i njohur dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit për shumë dekada. Biseduam ngrohtësisht për shumë tema dhe ishte kënaqësi të dëgjoja këshillat dhe mendimet e tij rreth zhvillimeve politike, si në Amerikë, ashtu edhe në Ballkan”, ka shkruar Hamza.