Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza po qëndron në Tiranë në prag të festës së 28 Nëntorit.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social facebook, njofton se është takuar më kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, shkruan Hamza në Facebook.
Ai thotë se kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, më mirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.
Postimi i plotë:
Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë.
Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!