I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, avokati Zahir Hamza tha se është shqetësuese trajtimi që i është bërë ish – komandatit të UÇK-së Ismet Tarës.
Ai tha se dëshmitari është për të ndriçuar rastin.
“Situata e fundit në rastin e komandant tarës është shumë shqetësuese trajtimi të cilit i është bërë atij se ne e dimë që dëshmitari është për të ndriçuar rastin për të dhënë dëshminë lidhur me procesin gjyqësor i cili ndikon pozitivisht në procesin gjyqësor. Në aspektin procedural nuk është trajtuar deri më tani në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë njerëzore”, deklaroi ai n’Pult./tvarbëria/