Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza: Seanca për “diskutim” pë Presidentin, me qëllim manipulimi, LVV po e çon vendin në zgjedhje

Hamza: Seanca për “diskutim” pë Presidentin, me qëllim manipulimi, LVV po e çon vendin në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën ku pritet të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Ai tha se procesi i deritanishëm është joserioz dhe me qëllim manipulimi, duke paralajmëruar se situata e krijuar mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

“Sonte, pas dy ditësh diskutim për zgjedhjen e presidentit, sonte Kuvendi duhet të ketë votim për zgjedhjen e presidentit. Dhe ky është një veprim joserioz, është një veprim me qëllim manipulimi, një veprim që nuk prodhon rezultat dhe një situatë që vendin e çon në zgjedhje. Dhe adresë e vetme që e çon vendin në zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje dhe zotëri Kurti”, tha ai.