Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza-qytetarëve: Me mua si kryeministër, rritje të pagave në fillim të mandatit!

Hamza-qytetarëve: Me mua si kryeministër, rritje të pagave në fillim të mandatit!

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës do të mund të kenë rritje të pagave qysh në fillim të mandatit të tij, nëse ai zgjidhet si kryeministër i Kosovës.

“Unë po ju siguroj edhe garantoj, unë si kryeministër që njerzit do t’i marrin pagat me rritje në fillim dhe jo në fund të mandatit”, ka thënë Hamza para një tubimi në diasporë.

Megjithatë, Hamza ka theksuar se në këtë mandat të Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur rritje të pagave, të cilat mund të kenë ndikuar në rritjen e standardit të jetesës.Hamza gjithashtu ka premtuar se përkrahje në qeverisjen e tij do të kenë edhe skemat pensionale dhe sociale./Gazeta10/

Powered by WordPress