Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar se qëndrimi ynë si PDK ka qenë që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor sepse shteti ka nevojë të krijohen institucionet.
“Ne kemi pasë një shtyrje të vazhdueshme dhe bllokadë në krijimin e institucioneve që bie barrë e partisë që ka fituar numrin më të madh të votave, dhe vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe me kërku urgjencë në krijim të institucioneve por me kërku edhe datë sa më të vonshme të zgjedhjeve. Dhe data tjetër ka qenë 28, dhe ne kemi qenë në datën e 21 për shkak se është edhe datë para ndërrimit të vendit”, deklaroi Hamza.