Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza pret në takim lamtumirës ambasadorin francez

Hamza pret në takim lamtumirës ambasadorin francez

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.

“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorin Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza.

Kryetari Hamza i uroi suksese Ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar lartë kontributin e tij.