Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza pret James Carafano nga “Heritage Foundation”: Ka ardhur koha që Kosova e SHBA të punojnë shumë më ngushtë

Hamza pret James Carafano nga “Heritage Foundation”: Ka ardhur koha që Kosova e SHBA të punojnë shumë më ngushtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është takuar me me James Carafano Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.Ë. Richardson Fellow.

Hamza ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të punojnë ngushtë mes vete.

“Një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC. James është Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.W. Richardson Fellow”.

“Me James po takohemi përsëri pas takimit që patëm vitin e kaluar në Washington. Ai është ekspert i njohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, përfshirë sektorin e energjisë, si dhe ndër zërat më me ndikim sot. U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike”, ka thënë ai.