spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamza premton rritje të pagave: Do të dal me përqindje, atë që e them i rri mbrapa

Extra AL PVC

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka folur për rritjen ekonomike në Kosovë, duke thënë se nuk ka pasur rritje të pagave, por ka qenë indeksim, pra sipas tij është nivelizim me normën e inflacionit.

Hamza ka thënë se së shpejti do të dalë me përqindje të pagave, dhe premton se do t’i qëndrojë mprapa asaj që e flet.

“Ka qenë një rregull që lidhja e pagës ka qenë e lidhur me normën me nominale të rritjes ekonomike. Nuk është përcjell viteve të fundit. Nuk ka ndodh rritja. Deri në nivel të caktuar, rritja e pagave në Kosovë nëse ndodh, unë po ju them qytetarëve të Kosovës se nuk është rritje, është indeksim, është nivelizim me normën e inflacionit. Mbi atë normë munesh me fol për rritje. Qëto që I kom ni, pjesa më e madhe, unë nuk ju thom rritje, ju thom nivelizim me normën e inflacionit”, tha Hamza në Debat Plus.

Tutje, kandidati për kryeministër i PDK’së thotë se ligji i pagave është i padrejtë dhe duhet të rishikohet. Ai e ka spjeguar në detaje pse koeficientët sipas tij janë të padrejtë.

“Ligji i pagave duhet të rishikohet, është I padrejtë, koeficientet janë të padrejtë. Unë si kreytar I komunës, ministrat, deptuetë I kem koeficientat më të mëdhënj, dhe po u rritke koeficienti që po thojnë psh 50 euro për një koeficient. Ai që e ka koeficientin 15, I bjen që rritja po ndodh 750 euro. Një pozitë me koeficient 15, nëse rritet për 50, fiton prej rritjes 750 euro. Një arsimtar, që koeficientin e ka 5, I fiton 250 euro rritje. Koeficientat sa ma të lartë e kanë më mirë. Kjo duhet të rregullohet dhe duhet të rritet të pagave. Unë do të dalë me përqindje të pagave, dhe sigurisht atë që e them edhe i rri mbrapa”, tha Hamza.

spot_img

Të fundit

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell...

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes se a ka vija të kuqe për ndonjë parti dhe se a mund...