Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza premton 50% rritje të pagave për mësuesit, profesorët dhe gjithë punëtorët e arsimit

Hamza premton 50% rritje të pagave për mësuesit, profesorët dhe gjithë punëtorët e arsimit

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar një të ardhme të re për sistemin e arsimit.

Ai ka bërë me dije se me qeverisjen e tij nxënësit do të pajisen me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

Hamza ka shkruar se në qeverisjen e tij do të ketë Fond Shtetëror të Bursave për studentët.

Madje, ai ka premtuar 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.

Postimi i tij:

Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.

100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja.

Arsim cilësor, me mësim gjithë ditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit.

Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin.

Fond Shtetëror të Bursave për studentët.

#MaMirë për fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit.
#MaMirë për arsimin dhe Kosovën.