I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, avokati Zahir Hamza deklaroi për ish-komandantin e UÇK-së, Ismet Tarase i cili tha se është një dëshmitarë që nuk pranon deklarata të cilat kanë tentuar t’i njollosin.
“Nëse e nisim në aspektin e dëshmitarëve që është bazë kryesore të cilët i kanë ftuar për të dëshmuar në interes të procesit, dhe rasti konkret që e kemi tani zotin Tara, i cili është një dëshmitarë që nuk pranon deklarata të cilat kanë tentuar t’i njollosin i cili i njëjti ka deklaruar për një deklaratë tjetër, ndërsa sot që ftohet si dëshmitarë del një deklaratë tjetër, dëshmitarë besoj që këtij procesi gjyqësor si dëshmitarë i duhur të jenë dëshmitarë që të mos i frikësohen gjykatës, kemi raste që dëshmitarët i kanë marrë me inicilae dhe nuk e dinë kush janë ata dhe besoj gjithë këto dëshmi që janë dhënë deri më tani nga ana e dëshmitarëve do të humbet kredibiliteti i tyre dhe është për tu analizuar më tej të filtrohen të gjitha dëshmitarë deri më tani të cilët kanë shkuar në këtë proces të dëshmojnë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës keqpërdorimin të cilën Gjykata Speciale kanë tentuar në forma të ndryshme të merrë dëshmi me kanos, dhunë“, deklaroi ai n’Pult.